Vlerat ushqyese të rrushit

0
239

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

I ëmbël dhe plotë vlera ushqyese, rrushi është një ushqim shumë i shëndetshëm për fëmijët.
Bebet 8 muajsh e sipër, mund të hanë copa rrushi të prera hollë (jo thjeshtë të ndara në gjysëm, por edhe farat të larguara).
Fryti më i mirë në mesin e të gjithë frutave vjeshtore, mund të konsiderohet si një thesar i vërtetë i shëndetit. Rrushi është ushqimi më ideal për secilin fëmijë dhe të rritur.
Ky fryt i çmuar përveç vlerave të tij të larta ushqimore, ka edhe vlera të shumta kuruese.
Ai përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese.
Rrushi përmban vitaminë A,B₁, B₂, B₆, C dhe minerale (kalcium, fosfor, zink, hekur dhe magnezium).

Vlerat ushqyese

100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori.
80% e rrushit përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat. Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, zinku, kalciumin dhe magnezin. Mes vitaminave, dominuese është vitamina A. Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja.
Ky frut ndihmon fëmijët që kanë probleme me kapsllëk.

Testimin e kemi bë në moshën 8+, fillimisht e keni qëru dhe i kemi largu farat gjatë fazës së testimit poashtu e kemi nda në copa 1/4 ose 1/6 (varet nga madhësia e kokrrës).

I bëftë mirë bebit./Familjadheshendeti.com