Vlen vetëm fitorja, Gjilani e Drita zhvillojnë sot derbin e dytë sezonal

0
61

Është dita e derbit! Gjilani dhe Drita zhvillojnë sot derbin e dytë të këtij edicioni, ku pikët kanë vlerë të jashtëzakonshme për dy skuadrat.

Kalkulime nuk pritet të ketë sepse barazimi eventual sot i mundëson Ballkanit të shkëputet edhe më shumë në krye të klasifikimit, andaj bardhekuqët dhe bardhekaltërit do të luajnë vetëm për fitore, përcjellë Gazeta Olle.

Drita futet më e relaksuar në derbi pasi që është në vendin e dytë me 27 pikë, tri më tepër se Gjilani që është në pozitën e katërt me 23 pikë, e që ka një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Kryendeshja e xhiros së 15 drejtohet nga Dardan Çaka dhe fillon prej orës 13:30.

Gjysmë ore më herët fillon dueli tjetër i ditës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Takimi në Drenas drejtohet nga Vigan Ibërdemaj.

Të dy ndeshjet transmetohen nga Art Sport, derisa derbin gjilanas mund ta ndiqni edhe në Klan Kosova.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Feronikeli – Trepça ‘89
Gjyqtarë: Vigan Ibërdemaj, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Ilir Mehmeti.

13:30 Gjilani – Drita
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Elvis Bicaj, Imran Kabashi, Valbon Hoxha. /Gazeta Olle/