Vjosa Osmani u takua me Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës

0
50

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani është takuar me Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës.

Në takim me kryetaren e Kuvendit, drejtues të kësaj organizate kanë kërkuar zbatimin e Ligjit nr. 04/l – 092 për personat e verbër, i cili sipas tyre nuk po zbatohet plotësisht në praktikë.

Në këtë takim u tha se kjo kategori ka mbështetje të paktë financiare nga institucionet e vendit, diskriminim në punësim, shfrytëzimin e trafikut urban dhe mungesën e librave me alfabet Brail. Gjithashtu u përmendën vështirësitë e kësaj kategorie në përballje me pandeminë Covid-19. Sipas KGVK-së, asnjë informacion që ka të bëjë më mbrojtje nga pandemia nuk është i shtypur për të verbrit me alfabetin Brail.

Kryetarja e KGVK-së, Bajramshahe Jetullahu, ka kërkuar mbështetje institucionale.

Ndërkaq kryetarja Osmani ka thënë se të gjitha kërkesat e tyre do të përpiqet t`i adresojë te institucionet përkatëse.