Vjosa Osmani reagon për vrasjen e gruasë nga bashkëshorti

0
99

Nga Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit

Kur pabarazia shndërrohet në normë të pashkruar; kur burrat që e përdorin dhunën ose tentojnë atë jo vetëm që arsyetohen por edhe shpesh vishen me petkun e ‘heroit’ në ‘mbrojtje të moralit dhe nderit’ e çka jo tjetër- në një shoqëri ku merr frymë një mendësi e tillë, pastaj natyrshëm disa e arsyetojnë edhe dhunën ndaj grave.

Në rastin në Kamenicë e në shumë raste të tjera, dhuna merr jetë. Kjo kohë pandemie, për fat të keq, i dha krahë edhe më tepër dhunës në familje. Shtëpitë, hapësira ku ne supozohej të ndiheshim më të sigurtë gjatë pandemisë, për një numër gjithnjë e në rritje të grave, u shndërruan në hapësirë makthi. Gratë lëre më që nuk janë të sigurta në punë e në rrugë, por shumë prej tyre nuk janë të sigurta as në shtëpi.

Dhuna nuk arsyetohet, nuk tolerohet dhe duhet të denohet.

Ngushëllime familjarëve të viktimës!