Vjosa Osmani kërkon të dënohen me ligj personat që e mohojnë koronavirusin

0
73

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën që është mbajtur në Kuvendin në Kosovës ku po debatohet situata e pandemisë ka kërkuar ndëshkim për qytetarët që thonë se nuk ka virus.

Osmani tha se personat e tillë duhet të marrin dënim.

Ajo ka kërkuar miratimin e projektligjit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë. Sipas saj ky ndëshkim duhet të parashihet me ligj.