Vjosa Osmani infektohet me COVID-19

0
104

Kryeparlamentarja dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka dalë pozitive me koronavirus.

Ajo tha se u testua pasi disa të afërm i kishin reuzltuar pozitivë gjithashtu dhe tha se detyrat e saj do t’i ushtrojë nga shtëpia.

“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për COVID-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv. Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”.

“Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar. Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”.