Vjosa Osmani dorëzoi dekoratën Urdhri Dr. Ibrahim Rugova, për aktivisten dhe humanisten Sevdije Ahmeti

0
127

Sot, 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave tëNjeriut, u.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani dorezoi dekoratën Urdhri Dr. Ibrahim Rugova, për aktivisten dhe humanisten Sevdije Ahmeti.

Në emër të Presidences, dekorata iu dorëzua familjes së Sevdije Ahmeti. Sevdije Ahmeti (1944-2016) ishte ideatorja dhe shtyllae lëvizjes së grave në Kosovë. Në mesin e mbrojtësve më të hershëm të tëdrejtave të grave si të drejta të njeriut në Kosovë, ajo ishte udhëheqëse,aktiviste, feministe.

Me 12 shkurt 2019, RrGK dergoi propozimin zyrës sëPresidences e cila u aprovua nga Presidenti në kuadër të shënimit të20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, si nderim per kontribuesen e madhe të tëdrejtave të njeriut, veçmas të të drejtave të gruas.