Vjedhja në Thesar: Vetdorëzohet në polici, Kadri Shala

0
127

Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Shalës i ishin transferuar në llogarinë e kompanisë mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Dorëzimin në polici për klankosova.tv e ka konfirmuar vëllai i tij, Bedri Shala.

“Vëllai im është vetdorëzu në polici në Prishtinë rreth orës 12:30 tek Krimet Ekonomike. Bashkë me avokatin e tij kanë hyrë brenda, unë nuk kam pasur komunikim me të para se të vetdorëzohet”, deklaroi Shala

Klan Kosova ka provuar të marrë konfirmim nga Policia rreth këtij rasti por të njëjtit kanë qenë në paqasshëm në telefon./KlanKosova