Vizitorët duhet të paguajnë taksë për të hyrë në Bogë, Prevallë, Rugovë, Deçan e Junik

0
192

Për të hyrë në qendrën e skijimit në Brezovicë, të rriturit duhet të paguajnë taksën prej 1 eurosh, ndërsa fëmijët 50 centë.

Kjo pagesë do të fillojë të aplikohet në Bogë , Prevallë, Rugovë e disa parqe tjera nacionale. Një gjë të tillë ka konfirmuar edhe ministri i ambientit, Fatmir Matoshi.

Kjo pagesë nuk do të vlejë për banorët e këtyre zonave, sepse pritet të pajisen me kartela. Matoshi ka thënë se një laurë është vendosur në Brezovicë, dy laura do të vendosen në Prevallë, një në Gryke të Rugovës, dy në Deçan dhe një në Junik.

Këto laura do të vendosen para hyrjes në secilin park nacional të vendeve të përmendura më lartë, tha Matoshi. Mirëpo, pagesa nuk do të vlejë për banorët e këtyre zonave.