Vizitoni Plazhin e Manastirit, bukuria e fshehur e Sarandës

0
1114

8 kilometra larg qytetit të Sarandës, në rrugën Sarandë-Butrint, gjendet plazhi i bukur i Manastirit.

Uji i kripur, me një kaltërsi si xhami, e bën këtë vend perfekt për ta vizituar gjatë pushimeve tuaja.

Ky vend, emrin plazhi i Manastirit e ka marrë nga Manastiri i Shën Gjergjit, i cili ndodhet në kodrën mbi këtë plazh.

Ndërsa, afër plazhit të Manastirit ndodhet edhe Muri i Demës, muri mbrojtës i qytetit antik të Butrintit.

Veç tjerash, në plazh ekziston edhe një bar ku shërbehen pije freskuese, derisa ështqë ndërtuar edhe një kamping me çadra për pushuesit që preferojnë pushime të lira dhe larg zhurmës së qytetit.