Vizito Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, njihu me trashëgiminë kulturore të vendit tonë

0
865

“Ulpiana” është njëra nga lokalitetit më të vjetra në Kosovë.

Ky është parku i parë arkeologjik i themeluar ndonjëherë në Kosovë dhe si i tillë, paraqet vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Parku Arkeologjik “Ulpiana” ka status të mbrojtjes së përhershme.  Ekziston një rregullore për çështjet e menaxhimit të këtij parku dhe shumë aspekte që lidhen me të.

Parku Arkeologjik “Ulpiana” u themelua për mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë arkeologjike, se ai është në funksion të njohjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, me shenja nga më të hershme të identitetit tonë.

“Ulpiana“ shtrihet në komunën e Graçanicës, zona kadastrale Graçanicë, ka perimetër 161.10 Ha dhe zonë rrethuese 96.23 Ha.

Është pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës dhe është nën administrimin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.

Themelimi i Parkut Arkeologjik “Ulpiana” ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurisë arkeologjike të tij, si dhe krijimin e kushteve më të mira të shfrytëzimit për qëllime shkencore, sociale, ekonomike dhe turistike”, thuhet në komunikatë.

Atë, pas shumë punëve e investimeve, tashmë mund ta vizitojë secili.

Orari i vizitave në Parkun Arkeologjik “Ulpiana”

e Hëne – e Premte 9:30 -15:30

e Shtune 10:00 – 14:00

Për vizita grupore, duhet të lajmëroheni paraprakisht.

Personat kontaktues:

  1. Milot Berisha, arkeolog dhe përgjegjës për parkun arkeologjik

Email: berishamilot@gmail.com; tel: +377 44 189 909

znj.Zana Rama, arkeologe

Email: zanarama07@gmail.com; tel: +386 49 499 489

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu