Vizita sistematike shëndetësore për nxënësit në kryeqytet

0
92

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës dhe me mbështetjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit shkollave në kryeqytet.

Siç thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, këto vizita organizohen për të pestin vit me radhë dhe kanë si synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.

Gjatë këtyre vizitave, viteve të kaluara, janë identifikuar shumë patologji, të cilat kanë ndihmuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Drejtorinë e Shëndetësisë të merr masat e duhura për evitimin e tyre në të ardhmen.

Këtë vit, të gjithë fëmijët do t’iu nënshtrohen kontrolleve për herë të dytë, pasi që vitin e kaluar është plotësuar cikli prej katër viteve, me ç’rast në kontrollë sistamatike janë përfshirë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e nëntë.

Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate, përcjell infokomuna.

Duke marrë shkas nga kjo situate dhe rëndësinë që këto vizita kanë në shëndetin e fëmijëve, lusim të gjithë prindërit e fëmijëve, për bashkëpunim dhe koordinim të plotë me stafin shëndetësor si dhe me mësuesit dhe kujdestarët e klasave përkatëse.