Vitin e kaluar u braktisën 26 fëmijë në Kosovë

0
47

26 fëmijë të posalindur janë gjetur në rrugë, ose janë lënë në spital nga prindërit vitin e kaluar në Kosovë. Më së shumti në qytetin e Ferizajt. Në këtë vend, të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se janë braktisur 4 fëmijë në vitin 2019.

Megjithatë, trendi i braktisjes së fëmijëve në tri vitet e fundit tregon për një vetëdijesim të nënave dhe baballarëve.
Derisa në vitin 2017 u braktisën 34 fëmijë, në dy vitet në vazhdim kjo shifër pati rënie. Në vitin 2018 sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për “Statistikat e mirëqenies sociale në Kosovë 2017,2019” në vend u braktisën 28 fëmijë.

E në vitin 2019 kjo shifër pati rënie për 2 më pak, pra numri i fëmijëve të braktisur për këtë vit ishte 26.

E sipas qyteteve për vitet 2017, 2018, 2019 qyteti në të cilin u braktisën më shumë fëmijë është Ferizaj që arrin shifrën 4. /Gazeta inFokus/