Vitiligo, çrregullimi i rrallë i lëkurës

0
1395

Vitiligo është një çrregullim i rrallë i lëkurës nga i cili janë të prekur 1 për qind e popullatës në mbarë botën.

Vjen si pasojë e qelizave të dëmtuara në lëkurë, ato qeliza quhen melaninë dhe prodhohen nga melanocitet. Vitiligo mund të na shfaqet si një pjesë e zbehur në lëkurë, e cila gradualisht kthehet në të bardhë.

Në pjesët ku melanocitet janë të dëmtuara, lëkura nuk ka pigment, kjo mund të na shfaqet në secilën pjesë të lëkurës, por më së shumti në duar, fytyrë dhe qafë.

Mund të ju duket e çuditshme, mirëpo ky çrregullim nganjëherë prek edhe pjesën e kokës dhe flokëve.

Gjendja ndryshon nga personi në person, disa njerëz mund të kenë më shumë njolla dhe më të theksuara, e disa më pak dhe më të zbehura.

A e keni ditur se ekzistojnë tri nën lloje të këtij çrregullimi?

Është vitiligo segmental, vitiligo i çrregullt, dhe në disa raste ku i tërë trupi është i prekur, kemi të bëjmë më vitiligo universal.

Lëkura mund të kthehet në disa ngjyra për shkak të njollave të melanociteve, përveç kontrastit të ngjyrës së lëkurës me të bardhën, në njolla mund të shfaqet edhe një pigment ngjyrë rozë nëse nën shtresat e lëkurës ka gjak.

Vitiligo nuk shkakton ndonjë shqetësim në lëkurë, përveç se rrallë herë tek disa persona, mund të jetë irrituese.

Ende nuk është e qartë plotësisht se pse melanocitet zhduken nga zonat e prekura të lëkurës.

Vitiligo mund të fitohet në cilëndo fazë të jetës, mirëpo mund edhe të trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë.

Nuk ka ndonjë studim se mund të trajtohet dhe nuk ekziston ndonjë mënyrë se si ta parandalojmë, nëse lëkura preket nga ky ç’rregullim, njollat zakonisht janë të përhershme.

Ju mund ti mbuloni ato eventualisht me krema të ndryshme nëse njollat janë të vogla.

Njerëzit me Vitiligo duhet të kenë kujdes gjatë shfaqjes së tyre në  rrezet e diellit, sepse pjesa e lëkurës së prekur nga ky çrregullim është shumë e ndjeshme, dhe lehtë mund të vijë deri tek djegia.

Më parë, njerëzit e prekur me Vitiligo kanë pasur problem edhe në socializim me të tjerët, mungesa e informacionit iv ka bërë të tjerët t’i shohin me një sy ndryshe.

Sot gjithçka është ndryshe, këta njerëz gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta dhe gëzojnë një jetë normale si të tjerët./OxygenPress.info

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu