Vitia: Vaksina është e sigurt, ftoj të regjistrohen qytetarët për vaksinim kundër COVID-19

0
73

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç , duke shtuar se ka përfunduar injektimi i personelit shëndetësor kundër COVID-19.

“Një pjesë e personelit shëndetësor, jo e gjitha, kanë përfunduar vaksinimin me AstraZeneca. Nga sot kanë filluar të vaksinohen personat mbi moshën 85 vjeç, mora vesh që ky proces është duke shkuar mirë dhe secili është në krye të detyrës”.

“Ekipi i mjekësisë ligjore urgjente më ka bërë me dije që deri tani nuk kishte nevojë për asnjë intervenim pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19, pra nuk kishte asnjë efekt anësor të pa dëshirueshëm”.

“Vaksina është e sigurt, ftoj të gjithë qytetarët që të lajmërohen për vaksinim. Ata që nuk kanë mundur të regjistrohen për shkaqe objektive do t’iu bëhet i mundur vaksinimi, do të kemi ekipe mobile që do të vaksinojnë personat që nuk janë në lëvizje, deri tani çdo gjë është duke shkuar mirë sa i përket procesit të vaksinimit”, ka thënë Vitia në një konferencë për media.