Vitia: Lajmi për vaksina i pavërtetë dhe i dëmshëm, ftoj prokurorinë të mbrojë interesin qytetar

0
287

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që lajmi i publikuar nga një medium se qeveria e ka refuzuar kontratën me BionTech për sigurimin e vaksinave ëhstë i rrejshëm dhe i pavërtetë.

“Më lejoni të jem shumë i shkurtë. Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, ka thënë Vitia në konferencë për media.

“Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informacione zyrtare janë krejtësisht të pasakta”.

“Ne nuk mund të flasim për progresin që kemi bërë për vaksina sepse kjo çështje është strikt konfidenciale”.

Vitia ftoi Prokurorinë e Shtetit që ta mbrojë interesin publik dhe atë të qytetarëve, pasi e konsideroi se ky lajm i rremë e ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

“Procesi i sigurimit të vaksinave nuk është lojë; janë çështje të rëndësisë dhe sigurisë kombëtare”.

“Të rrezikosh sigurimin e vaksinave ke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe për këtë shteti duhet të kërkojë llogaridhënie”.

“Ne ftojmë prokurorinë e shtetit të mbrojë interesin publik dhe të mbrojë shëndetin e qytetarëve”.