Viti i Ri Hënor kinez

Pa frikë mund të themi se ky është migrimi më i madh në botë në këtë periudhë të vitit.

Miliona kinezë nisin të zhvendosen nga qytetet e mëdha drejt qyteteve të vendlindjes për të kaluar në familje pushimet tradicionale të Vitit të Ri Hënor.

Në stacionin hekurudhor të Pekinit mëngjesin e sotëm, mijëra udhëtarë shkëmbeheshin me njëri-tjetrin, të mbështjellë me palltot e trasha dhe duke tërhequr valixhet e mbushura me dhurata apo produkte ushqimore.

Në mesin e tyre mund të pikasej edhe një grup nxënësish duke tërhequr bagazhet e tyre me personazhet e heronjve të filmave të animuar me ngjyra të forta, një kontrast i këndshëm me zymtësinë e një mëngjesi dimëror.

Viti i Ri Hënor është festa më e madhe e vitit në Kinë.

Ky është moment i bashkimit familjar dhe kinezët duhet të mblidhen në vatrat e tyre familjare të hënën në darkë, përpara se të trokasë Viti i Derrit./