Vikendi i ngrohtë, nga mesi i javës bien temperaturat

0
39

Kjo fundjavë do të jetë me mot të ngrohtë dhe me diell. Ndërsa nga mesi i javës së ardhshme reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

Në ditët e fundjavës fusha anticiklonike me masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot stabil, të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Mot stabil dhe kryesisht me diell do të mbajë edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë një front i ftohtë pritet të kaloj mbi rajon, ku do të sjellë vransira dhe mundësi për të reshura shiu, si dhe rënie të temperaturave.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave të mira dhe mesatare, të shtunën herët në mëngjes mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Sot është butë, pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje kthjellime.

Të dielen nrohtë, kthjellët dhe me diell.

E hëna dhe e marta të ngrohta, kryesisht me diell.

E mërkura më ftohtë, kryesisht vranët, e pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C. Ditën e mërkurë pritet të zbresin deri në 10C.
Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 4-11m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale./OxygenPress.info