Veza në Obiliq, e projektuar nga një skulptor gjerman

0
219

Armin Kolbli është skulptor gjerman nga Bremeni, i cili  ka vendosur në katër vende të botës, skulpturat vezë të njohura si kapsulë kohore.

Njëra është   në Bremervorde në Gjermani, një  në Çernobil në Ukrainë, një në Jeruzalem dhe së shpejti  edhe një në Kajro.

Në  vitin 2001 u soll edhe   në Prishtinë, fillimisht   mbrapa teatrit, e pastaj u  zhvendos në Obiliq.

Kolbli ani pse i vjetër në moshë, rrëfën se kur dëgjoi për herë të parë për Kosovën.

Madje sqaron se vezën që e solli në Kosovë, kishte për qëllim që këtij vendi t’ia vendosi një shenjë. Shenjë kjo që do të  simbolizontë Kosovën të sapo dalur nga lufta.

 “Kam dëgjuar për Kosovën qysh në ditët e mia të shkollës. Interesi im për Kosovën u zhvillua gjatë luftërave ballkanike në vitet ’90 dhe veçanërisht me fillimin e luftës në Kosovë në vitin 1999, kur Gjermania ishte përsëri në luftë për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në atë kohë, vendosa të bëj një shenjë kundër luftës në Kosovë. Një shenjë e një të ardhmeje paqësore në të cilën ne nuk lëndojmë apo vrasim më njerëz, kafshët apo natyrën”.

Në këto vezë janë të grumbullura  e të shkruara në letër, të gjitha pakënaqësitë, kërkesat dhe dëshirat e qytetarëve.

Kolbli tregon se ideja e kësaj veze është që të binden njerëzit me veprat e mira dhe të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen. Sipas tij Kosova është një vend i cili pas ka dalur nga një luftë që shkatërroi shumë. Letrat që janë grumbulluar në këtë vezë nuk do të hapen deri në vitin 3001, atëherë edhe kur do të hapet kjo vezë.

Në mitologji veza është e njohur si symbol i pjellorisë dhe jetës, e madje edhe si dicka e re.

Por cfarë  nënkuptojnë për Kolblin këto vezë?

“Në këto skulptura vezë, të krijuara nga unë, pjeken mesazhet e njerëzve për të ardhmen, dëshirat, shpresat për një botë më të mirë. Dhe nëse njerëzit që i kanë shkruar këto mesazhe për të ardhmen janë serioze, atëherë ata bëhen pjesë e një ndryshimi në një botë më të mire”, thotë Kolbli.

Veza në Obiliq, ka brenda saj 500 letra  të grumbulluara dhe supozohet të hapet gjatë vitit 3001, kur edhe do të  bëhet 1 shekull pas mbylljes së saj.

Sipas Kolblit  nëse këto mesazhe për të ardhmen janë serioze, atëherë ata do të bëhen pjesë e një ndryshimi për  një botë më të mirë./ OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu