Vetitë ushqyese të tërshërës

0
713

Tërshëra është një prej produkteve që ka ndikim të madh në organizmin e njeriut. Efektet e saj janë shumë të shëndetshme.

Tërshëra zvogëlon rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Fibrat që përmban tërshëra ofrojnë përfitime të shumta kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe reduktimin e rrezikut të presionit të lartë të gjakut.

Rekomandohet për gratë në menopauzë të cilat e kanë në tendencë rritjen e presionit të gjakut.

Ajo gjithashtu zvogëlon kolesterolin.

Tërshëra është një burim i pasur fibrash të cilat pengojnë thithjen e kolesterolit të keq.

Një filxhan tërshërë përmban më shumë se 5 gramë fibra, të cilat janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit.

Madje, tërshëra është një prej ushqimeve nga konsumimi i të cilit nuk shtoni peshë.

Fibrat rrisin viskozitetin e përmbajtjes së stomakut në mënyrë që ai të mos ndihet i zbrazur.

Ajo është e pasur me antioksidantë, përmban një lloj të veçantë antioksidanti që quhet avenanthramide. Ky antioksidant ndihmon në luftimin e radikaleve të lira që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

A e dini se tërshëra rritë sistemin imunitar? Ajo përmban një lloj fibre të caktuar të quajtur beta-glukan. Kjo fibër ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës dhe rrit sistemin imunitar.

Gjithashtu,  ajo ndihmon edhe në luftimin e infeksioneve bakteriale.

Tërshëra ka dobi edhe për stabilizimin e sheqerit në gjak.

Ajo ndihmon gjithashtu në parandalimin e diabetit. E përveç fibrave, tërshëra është një burim i mirë magnezi, i cili rregullon nivelet e insulinës dhe glukozës./Oxygenpress.info.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu