Vetëvendosja partia më e votuar në Fushë Kosovë

0
788

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë.

Tashmë janë numëruar të gjitha votat në komunën e Fushë Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 55.57 përqind të votave të fituara.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.87 përqind.

E treta Partia Demokratike e Kosovës me 13.21 përqind të votave.