Veterani i UÇK-së kërkon ndihmë për shërim jashtë vendit nga leukemia

0
90

Ka katër muaj që Nasuf Mjekqi sillet nëpër spitale për të kërkuar shërim të leukemisë akute.

Por, 42 vjeçarit nga Grabovci i Obiliqit, me rekomandim të mjekëve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës i duhet të kërkojë ilaç jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

E për trajtimin e tij një spital në Turqi ka kërkuar 150 mijë euro.

Nasuf Mjekiqi është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve. Ai është i papunë, dhe jeton vetëm me pensionin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.