Veterani i Luftë së Dytë ndërron katër autobusë për të nderuar viktimat në Zelandën e re

0
39

Një veteran 95-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, thotë se ai ishte aq i pikëlluar nga sulmet e tmerrshme të xhamive në Christchurch të Zelandës së Re, sa ai ndërroi katër autobusë për të ndjekur një marsh solidarizmi kundër racizmit në Auckland.

John Sato tha për Radio Zelandën e Re se nuk mund të fle natën pas sulmeve terroriste të 15 marsit që la 50 të vdekur.

“Kam qëndruar zgjuar gjatë natës, nuk kam fjetur shumë mirë që nga ajo kohë, ishte kaq e trishtuar, mund të ndjesh vuajtjet e njerëzve të tjerë”, tha Sato.

Kështu që ai vendosi të shkonte në marsh të dielën në çfarëdo mënyre qoftë nga shtëpia e tij në periferi të Auckland të Howick.

Gjatë rrugës, ai u mbështet në krahët e një oficeri policie dhe një burri tjetër. Momenti u kap në një fotografi të marrë nga Alexa Unrein, e cila gjithashtu po merrte pjesë në marsh.

Sato, nëna e të cilit është skoceze dhe babai është japonez, pranon se nuk është aq në kontakt me botën moderne. Por sulmet në Christchurch e nxitën atë të tregonte solidaritet me komunitetin musliman dhe kundërshtimin ndaj racizmit.