Vetëm 3% e tokës në planet është e paprekur

0
74

Vetëm 3% e tokës në botë është ekologjikisht e paprekur, me popullata të shëndetshme të të gjitha llojeve të kafshëve dhe habitat të parrezikuar, sugjeron një studim i ri.

Këto toka të dëmtuara janë kryesisht nga aktivitetet njerëzore në disa pjesë të pyjeve tropikale të Amazonës dhe Kongons, pyjeve siberianë, tundrës kanadeze dhe shkretëtirës së Saharasë.

Analizat e mëparshme kanë identifikuar zonat e dëmtuara bazuar kryesisht te imazhet satelitore dhe vlerësuan se 20-40% e sipërfaqes së Tokës preket pak nga njerëzit. Sidoqoftë, shkencëtarët që qëndrojnë pas studimit të ri argumentojnë se pyjet, savana dhe tundra mund të duken të paprekura nga lart, por në realitet, speciet mungojnë.

Vlerësimi i ri kombinon hartat e dëmtimit të shkaktuar nga dora e njeriut në habitat me harta që tregojnë se ku kafshët janë zhdukur nga vendbandimi i tyre origjinal ose janë shumë të pakta në numër për të ruajtur një ekosistem të shëndetshëm. Në fakt, është e pranuar gjerësisht se bota gjendet në një krizë të biodiversitetit – shumë popullata të botës së egër janë duke u zhytur, kryesisht për shkak të shkatërrimit të habitatit për bujqësi dhe ndërtim.

Disa shkencëtarë mendojnë se një zhdukje e gjashtë masive e jetës në Tokë po fillon, me pasoja serioze për ushqimin, ujin dhe ajrin e pastër nga të cilët varet njerëzimi.

Shën.red. Zhdukjet masive kanë ndodhur për shkak të ndryshimit të klimës, ndikimeve të asteroideve, shpërthimeve masive vullkanike ose një kombinimi të këtyre shkaqeve. Një ngjarje e famshme e zhdukjes masive është ajo e dinosaurëve. Në zhdukjen e gjashtë masive, shumë popullata po rrezikohen dita-ditës për shkak të krizës së klimës dhe shkatërrimit të mjedisit. Kjo zhdukje është e shkaktuar nga njerëzit dhe po përshpjetohet.

“Mund të jetë e mundur që të rritet zona ekologjike e paprekur deri në 20% përmes rivendosjeve të specieve që kanë humbur në zona ku ndikimi njerëzor është ende i ulët, me kusht që të adresohen kërcënimet për mbijetesën e tyre,” tha Dr. Andrew Plumptre, autori kryesor i studimit nga Sekretariati i Zonave Kryesore të Biodiversitetit në Cambridge, Mbretëri e Bashkuar.

Plumpre pranoi që hartat janë relativisht të papërpunuara dhe se shifra prej 3% mund të mos jetë e saktë (pra, të ketë më shumë tokë të paprekur). “Problemi është se, për momentin, ne nuk kemi ndonjë hartë tjetër,” tha ai.

Në janar, më shumë se 50 vende u zotuan të mbrojnë pothuajse një të tretën e planetit deri në vitin 2030 për të ndaluar shkatërrimin e botës natyrore.

Burimet: Guardian, Frontiers in Forests and Global