“Vet s’më le” – kënga më e re e grupit Marigona

0
523

Grupi i njohur shqiptar, “Marigona”, është rikthyer me projektin e ri muzikor, i cili është shoqëruar edhe me një videoklip.

Kënga më e re e tyre quhet “Vet s’më le” me tekst të Vjosa Selmanit, muzikë të Ilir Tolajt, ndërsa orkestrimin e ka realizuar vet “Marigona”.

Për videon është përkujdesur Fatlum Hajrullahu, Valon Mustafa dhe Bedri Asllani.

 

Vokalisti i këtij grupi, Vullnet Sefaja vjen me një paraqitje mjaft atraktive, gjersa shquhet për zërin e tij të veçantë.

Projekti tanimë është lansuar në platformën YouTube dhe pritet të ketë suksesin e merituar nga publiku.

“Marigona” përndryshe është themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës, dhe këtë vit shënojnë 30-vjetorin e themelimit.