Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

0
64

Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani, ku produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë: Bodrumi i Vjetër, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine dhe Suhareka Wine.

Gjatë kësaj kohe këto bodrume do ta kenë mundësinë që produktet e tyre t’i promovojnë para shumë blerësve ndërkombëtarë, e me këtë rast do të kenë mundësinë të krijojnë bashkëpunim për së afërmi me kompani të ndryshme në tregun ndërkombëtar.

Në panair po marrin pjesë sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Panairi Ndërkombëtar “ProWein2019”, është hapur më 16 mars dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2019./oxygenpress.info