Vendimi interesant i UEFA-s për Kosovën

0
117

Kosova do t’i luajë të gjitha ndeshjet në orën 20:45, si mysafirë, ashtu edhe në shtëpi.

UEFA zyrtarisht ka publikuar orarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupe të Ligës së Kombeve që do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor.

Kosova, që gjendet në Grupin 3 të Ligës C me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë, e nis aventurën pikërisht kundër kësaj të fundit, me 3 shtator nga ora 20:45.

Interesant është fakti se derisa Kombëtaret tjera në këto 6 ndeshje të fazës së grupeve do të kenë orare të ndryshme të ndeshjeve, Kosova që të gjitha, si në shtëpi ashtu edhe jashtë, do t’i luajë nga ora 20:45, kurse Shqipëria do të luajë në orare të ndryshme.