Vendi me shkallën më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në botë

0
117

Të dhënat e përpunuara në Universitetin e Oxford-it tregojnë se asnjë vend tjetër nuk përputhet me shkallën e vdekjesve për frymë të Mbretërisë së Bashkuar.

Me një mesatare prej 935 vdekjesh ditore, Britania ka përjetuar më shumë se 3.4 milionë raste infeksioni të konfirmuara, ekuivalente me raportin 1 në 20 njerëz.

Max Rose, një studiues britanik thotë se vendet e tjera kanë marrë masa më shpejt dhe më vendimtare që në fazat e hershme të pandemisë.

Chris Whitty, zyrtari kryesor mjekësor në vend tha se pritet të shtohet numri i pacientëve në spitale dhe se njerëzit duhet të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave.

Pas Mbretërisë së Bashkuar, vende si Republika Çeke, Portugalia etj, kanë disa prej shifrave më të larta të vdekjes.

Burimi: The Independent, Anabel