Vendi më i mirë për të qenë student

Ka një kulturë të jashtëzakonshme, e poashtu renditet ndër vendet me kushtet më të mira për të studiuar.

Për këtë të rinjtë e duan shumë. Është fjala për qytetin e Londrës i cili njihet për diversitetin kulturor, tregun e  punës dhe cilësinë e jetës.

Sipas analizave të QS-së, e cila boton renditjet vjetore të universiteteve të botës, për vitin 2018 ka futur në listë Londrën si një nga qytetet më të mira për të studiuar, e në këtë listë gjenden edhe Parisi e Montreali.

Studimet janë bërë përmes anketimeve, mbi 50,000 studentë kanë dhënë pikëpamjet e tyre rreth kushteve dhe detajeve se pse kanë zgjedhur universitetet e Londrës për të studiuar.

Për këta të rinj, Londra është qendra ku janë të përqendruara disa nga kolegjet më të mira në Evropë, duke përfshirë “Imperial College”, “University College of London”, “the London School of Economics” dhe “King’s College”.

Studentët, gjithashtu kanë qasje në jetën kulturore të muzeve, teatrove, kinemave dhe restoranteve.

Gjithashtu ata kanë thënë se ky vend i’u ofron mundësi punësimi ndërkohë që ata studiojnë dhe pasi të mbarojnë studimet e tyre.

Londra arriti të vlerësohet si një nga qytetet me kushtet më të mira për të studiuar falë karakterit dhe vlerave si një qytet shumë ndërkombëtarë që njihet për nivelin e lartë të tolerancës dhe diversitetit, në mënyrë që studentët të mons ndihen të izoluar ose të përjashtuar.

E nga të gjitha këto të mira ky vend ka një mangësi, kur bëhet fjalë për koston e jetesës, Londra cilësohet si një vend I shtrenjtë për të jetuar e kjo ndikon dukshëm në buxhetin e limituar të studentëve.

Në këtë fushë Londra renditet në vendin e 113.

Por pavarësisht gjithë këtyre,  drejtori I hulumtimeve në QS, Ben Soëter thotë se Londra mbetet vendi më I mirë për të studiuar.

Pas Londrës në vend të dytë radhitet Tokyo, ky vend përzgjidhet nga shumë studentë në mbarë botën, pavarësisht ndotjes së lartë të ajrit Tokyo vlerësohet si një vend me kualitet të lartë jetese dhe një vend që të ofron siguri shumë të lartë.

Top listës i bashkëngjiten Melbourni në vend të tretë, dhe Montreali në të katërtin,  duke e lënë kështu kryeqytetin e Francës -Parisin në vend të pestë./Oxygen Press.info/