Vendi i çudirave

0
81

Rreth 40 për qind e bizneseve nga mbarë bota gjenden në këtë vend. Thuhet se nuk ka gjë që nuk e prodhon. Kjo është Kina e cila ka thyer edhe një rekord botëror.

Një kompani kineze e dronëve ka thyer rekordin botëror të Guinness-it për shumicën e dronëve që fluturojnë njëkohësisht.

Ky udhëtim zgjati 13 minuta dhe përfshiu 1,374 dronë të përhapur në një hapësirë prej 1 kilometër.

Kompania kineze “UAV EHang Egret” theu rekordin e një kompanie teknologjike amerikane të quajtur “Intel” e cila më herët e kishte mbajtur këtë titull me 1,218 dronë të cilët kishin fluturuar në të njëjtën kohë.

Kjo kishte ndodhur gjatë muajit shkurt në lojërat olimpike dimërore në Korenë e Jugut.

Me 156 dronë më tepër Kina dha një shfaqje mahnitëse gjatë mbrëmjes javën e kaluar.

Qyteti turistik kinez Xian, ishte dëshmitarë i 1,374 dronëve të cilët kishin 16 formacione të ndryshme tre dimensionale, duke përfshirë formën e një deveje, figurën e Budës dhe të një treni me shpejtësi të lartë.

Kina ka përkrahur zhvillimin e shpejtë në sektorin e teknologjisë duke ndërtuar firma udhëheqëse botërore dhe duke zvogëluar varësinë nga produktet e huaja, përfshirë këtu gjysmëpërçuesit, robotët dhe dronët.

Si pjesë të shfaqjes, dronët nxorën edhe një slogan politik popullor duke nderuar kështu iniciativën e politikës së jashtme të presidentit Xi Jinping, me thënien “One Belt One Road”.

Në gusht, një firmë tjetër kineze, “WL Intelligent Technology Co Ltd”, theu rekordin për shumicën e robotëve që kërcenin në të njëjtën kohë, duke përfshirë 1.069 robotë lodër.

Rekordi më pas u thye nga një firmë italiane me performancën e tyre ku përfshiheshin 303 robotë më shumë.

“EHang” u bë e njohur për publikun në vitin 2016 kur zbuloi një koncept të ri të dronëve të cilët do të bartnin pasagjerë.

Çmimi për këtë lloj droni u tha se do të shkonte deri në në $ 300,000 dollarë./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu