Vedat Muriqi merr lejen nga Lazio për t’iu bashkuar Kosovës

0
69

Raportimet e mediave lokale dhe të huaja për mungesën e Vedat Muriqit nuk qëndrojnë.

Sulmuesi i Lazios do të jetë i gatshëm t’i shërbejë ‘Dardanëve’. Ai ka marrë lejen nga ekipi italian dhe ka udhëtuar në Shqipëri.

Kosova do të luaj kundër Shqipërisë më 11 nëntor, më pas në Nations League ndaj Sllovenisë më 15 nëntor dhe 3 ditë më vonë e pret Moldavinë në ‘Fadil Vokrri’.

Qëllimi kryesor i ekipit tonë kombëtarë është qëndrimi në Ligën C.

/Indeksonline/