Vdes themeluesi i Topit të Artë

0
49

Jacques Ferran, një personalitet i së përditshmes franceze l’Equipe dhe France Football, themelues i Kupës së Europës në futboll dhe Topit të Artë vdiq në moshën 98 vjeç, ka njoftuar për median Gérard Ernault, president i shoqatës së ish-profesionistëve të l’Equipe.

‘’Ai iu bashkua l’Equipe në vitin 1948, Ferram ishte pjesë e ekipit të vogël që krijoi në vitin 1955 Kupën e Europës, sot e emërtuar Liga e Kampionëve’, saktëson gazeta.

Në vitin 1956 ai u bë gjithashtu ideatori i krijimit të Topit të Artë që jepej në atë kohë në formë shpërblimi dhe kontributi për lojtarin më të mirë europian, përcjell Atsh.

Ferran ishte babai i katër fëmijëve.