Vdes shkrimtari Fatos Arapi

0
116

Në moshën 89 vjeçare ka ndërruar jetë shkrimtari Fatos Arapi.

Ai konsiderohet të jetë prej shkrimtarëve që në vitet 60’ të shekullit XX, arriti të modernizojë edhe më shumë poezinë shqipe.

Shkrimtari që ndërroi jetë është shqiptari i parë që ka fituar “Kurorën e artë” në “Mbrëmjet e poezisë strugane”.

Fatos Arapi u lind në Vlorë në vitin 1929, aty edhe përfundoi shkollën e mesme. Ai ka studiuar në fakultetin e Matematikës dhe Ekonomisë në Bullgari në kuadër të studimeve të larta.

Arapi ka punuar edhe gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji në Tiranë.

Ai është fitues i shumëfishtë i çmimeve kombëtare e ndërkombëtare për poezi.

Fatos Arapi ka shkruar edhe novela, përveç poezisë.

Gjithashtu ka shkruar shumë artikuj, me tema të ndryshme, dhe ka bërë përkthime./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu