Vdes nga kanceri gjykatësja e Gjykatës Supreme në ShBA, punoi shumë për të drejtat e grave

0
94

Gjykatësja e Gjykatës Supreme në SHBA, Ruth Bader Ginsburg, ka ndërruar jetë të premten në moshën 87 vjeçare si pasojë e kancerit.

Këtë e bën të ditur nga Gjykata, të cilët thanë se ajo vdiq si pasojë e kancerit në pankreas. E ndjera thuhet se ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Washington e rrethuar nga familja.

Në fillim të këtij viti, Ginsburg tha se kishte filluar sërish kimioterapit për arsye se ishte shfaqur sërish kanceri. Ajo ishte një feministe e shquar që u bë figura e liberalëve në SHBA.

Ginsburg ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë që u ul në Gjykatën e Supreme, ku shërbeu për 27 vjet.

Si një nga katër gjyqtarët liberalë në gjykatë, shëndeti i saj u vëzhgua nga afër. Vdekja e Ginsburg mundet të shkaktojë mosmarrëveshje nëse Presidentit Republikan i SHBA-së, Donald Trump, pritet të nominojë një zëvendësim të saj konservator sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas vdekjes së saj Trump, nuk e ka përmendur se do të emërojë ndonjë zëvendësues por se ka thënë se ajo ka lënë një jetë të mrekullueshme pas.