Vdes nga COVID-19 infermierja Miradije Pllana – Hoti

0
272

Ka vdekur infermierja Miradije Pllana – Hoti.

Ajo ishte e infektuar me COVID-19 dhe fatkeqësisht nuk arriti t’i bëj ballë virusit.

Pllana – Hoti ka punuar në Klinikën e Neurologjisë.

Me këtë rast Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes.

Telegrami i ngushëllimit:

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK”.

“Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve.Në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”.

Kryesia
Sindikata e Infermierëve të Kosovës