Vdes në moshën 94 vjeçare ish-presidenti Valéry Giscard d’Estaing

0
28

Ish presidenti i Republikës Franceze, Valéry Giscard d’Estaing, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare.

Anëtarët e familjes e njoftuan se ish-presidenti vdiq nga Covid-19. Giscard d’Estaing ndërroi jetë “i rrethuar nga familja e tij” në pronën e tij në Authon në Loir-et-Cher.

Muajt ​​e fundit ai ishte shtruar në spital disa herë për probleme me zemrën. Presidenti më i ri i Republikës së Pestë kur u zgjodh në 1974, Giscard d’Estaing kishte bërë një nga paraqitjet e tij të fundit publike më 30 shtator 2019 në varrimin në Paris të një presidenti tjetër, Jacques Chirac, i cili kishte qenë kryeministri i tij./ATSH