Vdes Murat Jashari, i dënuari për plagosjen e Azem Vllasit

0
247

Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin avokatja Fehmije Gashi Bytyqi.

“Murati ka ndërruar jetë rreth orës 19:00. I kam paralajmëruar në gjykatë se klienti im nuk do ta përballonte atë vendim”, ka thënë Fehmije Gashi Bytyqi për Telegrafin.

Fehmije Gashi Bytyqi edhe përmes një shënimi në Facebook ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.