Vdes legjenda e sportit luftarak pas nokautit brutal

0
91

Boksieri Christian Daghio  49 vjecar  ka vdekur pas nokautit të pësuar në ndeshjen në Rangsit.

Disa ditë i ka kaluar në komë me lëndim të rëndë të trurit para se tw vdiste. Vëllai i tijka  deklaruar për mediet lokale, se Christiani ka vdekur mu ashtu siç ka pasur dëshirë.

“Ka vdekur mu ashtu siç ka pasur dëshirë të vdesë. Nuk më vjen keq për këtë, sepse i tillë ka qenë ai. Ka thënë se dëshiron të boksojë deri në moshën 80-vjeçare, ringu ka qenë jeta e tij dhe ka vdekur si kampion”, ka thënë i vëllai.

Ky italian ka qenë sportist shumë i popullarizuar në Tajlanë, ku është vendosur para më se 10 vitesh dhe ku më parë ka pasur karrierë në mau tai (boks tajlandez) me gati 200 ndeshje,.

Daghio ka boksuar kundër Don Pareuangut për vendin e mbetur zbrazët në titullin e argjendtë aziatiktë ËBC-së në kategorinë gjysmë të rëndë. Në luftën brutale tajlandezi 36-vjeçar e ka nokautuar Daghion në rundin e 12-të. Mjektë kanë ardhur menjëherë pranë boksiderit italian, i cili pa vetëdije ishte  dërguar në spital.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu