Vazhdon tradita e keqe e djegies së hamulloreve në arat e Kosovës

0
109

Me përfundimin e të korrave, fillon edhe zakoni i keq i djegies së hamulloreve dhe barit të thatë, ku nga flakët mund të shpërthejnë zjarre masive.

Djegia e hamulloreve është një veprim i dëmshëm për florën e tokës, pasi e shkatërron atë, duke e bërë më pak produktive për kultivim të kulturave bujqësore, por nga mos kontrollimi i zjarrit mund të ketë pasoja tjera të mëdha.

Të gjithë bujqit duhet të jenë të vetëdijshëm se pas korrjes së grurit duhet të bëhet një lavdërim i cekët në mënyrë që të bëhet përmbysja e hamujve dhe në këtë formë do të ketë efekte pozitive në rritjen e cilësisë së tokës punuese.

Fotografi i njohur i botës së egër Arian Mavriqi në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa pamje të djegies së hamulloreve në komunën e Kamenicës.

Ai ka shprehur edhe shqetësimin e tij lidhur me djegien e gjallesave që jetojnë në tokë.

“Zyrtarisht fillon sezona e ndezjeve masive të tokave, vrasjeve të krijesave te pafajshme, klithmave të gjallesave duke u kallë për së gjalli”, ka shkruar Mavriqi./Motilokal.com