Vazhdon moti stabil, i ngrohtë dhe me diell

0
55

Ditëve të ardhshme vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që do të favorizojnë edhe më tutje mot stabil dhe kryesisht me diell. Përderisa temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, sipas parashikimeve të fundit nga fillimi i javës së ardhshme masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, pritet që të shtrihen sërish mbi rajon që do të sjellin rritje të lehtë të temperaturave, që edhe për momentin janë mbi vlera mesatare.

Nën këto kondita të motit stabil dhe pa qarkullim të madh ajror, ditëve në vijim parashihet edhe formimi i mjegullave nëpër ultësira, çka do të ndikojë në koncentrimin e ndotësve më afër sipërfaqes tokësore, që pritet të rrisë indeksin e kualitetit të ajrit në vlera të pashëndetshme.

Sot, e premte mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mjegull.

Të shtunën mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

Edhe të dielën mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e maksimalet nga 16C deri në 17C.

Do të fryejë erë e lehtë nga lindja e juglindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale./OxygenPress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu