Lansohet Plani Avokues për fëmijët me aftësi të kufizuar

0
106

Me qëllim për të përmbushur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, HANDIKOS ka lansuar sot  Planin Avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë. Plani është zhvilluar nga rrjeti i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në vend. Në plan përfshihet fusha e edukimit, legjislacionit, shëndetësisë, mbrojtjes së fëmijëve dhe bazës së të dhënave.

Implementimi i planit avokues, përveç nga Organizatat e Personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, do bëhet i mundur me përfshirjen e institucioneve vendore relevante me fushat avokuese, njofton HANDIKOS.

Pjesëmarrës në lansimin e Planit Avokues, ishin përfaqësues nga Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, si dhe përfaqësues nga zyra e UNICEF në Kosovë.

Plani Avokues është mbështetur nga UNICEF, përmes projektit: Përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Sipas drejtorit të HANDIKOS, Afrim Maliqi, fëmijët me aftësi të kufizuar ende konsiderohen grup i margjinalizuar.

Ndërsa sipas kryetarit të Forumit Kosovar për Persona me Aftësi të Kufizuar, Bujar Kadriu, kategoria e tyre fare nuk janë plan i qeverisë, dhe se në trajtimi ne tyre ka pas më shumë ngecje sesa arritje.

Në Kosovë nuk dihet me saktësi numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar. Ndërkohë plani në fjalë, në mes tjerash synon edhe mbledhjen e të dhënave statistikore./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu