Vazhdon gjykimi ndaj Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj

0
220

Po vazhdon rigjykimi ndan Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, më 9 nëntor të 2015-ës në bjeshkët e Strellcit në Deçan.

Gjykimi, i cili rinisi me vendim të Gjykatës Supreme, po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Tashmë do të dëgjohen edhe njëherë disa prej dëshmitarëve që kanë qenë pjesë e gjykimeve paraprake.

Këtë të martë para trupit gjykues do të dëshmojnë Qamil Pajazitaj, kushëri i afërt me familjen e Naser Pajazitaj e poashtu me atë të Halil Pajazitaj (babai i tashmë të ndjerës Donjetës). Poashtu do të dëgjohen edhe Alberin Mujaj e Qendrim Jusaj.

I pranishëm në sallë është edhe i akuzuari Naser Pajazitaj që për shkaqe të mbrojtjes është shfaqur me rroba anti COVID-19./KlanKosova