Vazhdojnë stuhitë, Venecia përsëri nën ujë

0
66

Disa rajone në veri të Italisë vazhdojnë të jenë të prekura nga stuhitë që kanë hyrë në javën e dytë të tyre, ndërkohë që Venecia është përfshirë sërish nga rritja e nivelit të ujit që ka paralizuar qytetin.

“Piemonte është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm, situata më kritike është regjistruar në rajonin e Aleksandrisë, në jug të Torinos, ku rreth 200 persona janë evakuar dhe 600 të tjerë kanë mbetur të izoluar pas përmbytjeve. Një grua ka rezultuar e zhdukur”, sipas medias.

Xhenova dhe pjesë të tjera të rajonit të Ligurias u përballën me reshje të dendura gjatë natës dhe mbeten edhe sot në alarm të kuq. Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë Fegino dhe Ruscarolo të tejmbushen.

Rrëshqitja e dherave ka shkatuar mbylljen e autostradës mes Xhenovës dhe Ventimilijas, në kufirin francez.

Më në veri, në Val Aoste, 500 persona janë evakuar gjtihashtu pas mbylljes së disa akseve rajonale për shkak të rrezikut të orteqeve.