Vazhdojnë reshjet e shiut edhe përgjatë fundjavës

0
306

Rajon ynë mbetet nën ndikimin e fushave jostabile të presionit të ulët, që do të vazhdojnë të sjellin mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu edhe në ditët në vijim. Dy ditëve të ardhshme priten mundësi që reshjet të shoqërohen edhe me bubullima.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës, ku ditën e shtunë mund të jenë më të qëndrueshme, derisa edhe temperaturat pritet të pësojnë një rënie të lehtë.

11.04 – Herët në mëngjes vende-vende me shi. Ditën kryesisht me vransira, e pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.12.04 – Kryesisht me vransira, paradite reshje të dobëta shiu, e pasdite reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.
13.04-14.04 – Në fundjavë mot kryesisht i vranët. Të shtunën paradite kohëpaskohe me shi, e pasdite dhe në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu. Ditën e dielë kohëpaskohe me reshje të dboëta shiu.
15.04 – Kryesisht vranët, në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat gradualisht do të pësojnë një rënie të lehtë. Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 16C do të zbresin deri në 12C.
Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 2-9m/s, e në fundjavë nga verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje dhe do të luhatet kryesisht rreth vlera normale.