Vasfije Krasniqi-Goodman ka porosi për gratë që kanë histori të tilla

Vasfije Krasniqi- Goodman, gruaja që rrëfei publikisht tmerrin dhe përjetuar gjatë luftës në Kosovë ku u dhunua nga dy serbë, ka takuar sot gratë që mbajnë histori të tilla.

Ajo ka vizituar Qendrën për Promovimin e te Drejtave te Grave ne Drenas ku u prit nga disa të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Me të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman ka biseduar rreth sfidave nëpër të cilat ato po kalojnë dhe i ka inkurajuar që të kërkojnë të drejtat e tyre, veçanërisht qasje në drejtësi.

Pas rrëfimit të saj, Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës ka marr vendim për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale për Vasfije Krasniqin.

Ajo është nderuar edhe me Medalje Presidenciale nga presidenti i Kosovës./OxygenPress.info