Vasfije Krasniqi fiton çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2018

0
52

Vasfije Krasniqi Goodman, përfaqëson shembullin më të mirë të gruas guximtare. Ajo ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në KoSOVË. Ajo para pak ditëve ka rrëfyer para publikur kosovarë për tmerrin që ka përjetuar aso kohe.

Lëvizja FOL ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së Çmimit për Guxim Qytetar për vitin 2018, i cili në këtë vit iu nda znj. Vasfije Krasniqi Goodman.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë  ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se ky është një çmim që ne si FOL e ndajmë me shumë privilegj dhe kënaqësi.

“Këtë vit çmimin për guxim e ndajmë për një grua, cila me guximin e saj u bë edhe model guximi për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë me frika e kërcënimeve dhe paragjykimeve në vendin tonë. Ajo vendosi që 20 vjet pas luftës t’i jep fund heshtjes së saj dhe të bëhet zëri i të gjitha rasteve të cilët janë viktima të dhunës seksuale në Kosovë, e ajo është Vasfije Krasniqi-Goodman” tha ajo, duke shtuar se është koha shteti i Kosovës, duhet të punoj më shumë me këtë kategori të shoqërisë dhe të lë anash burokracitë rreth realizimit të së drejtës së tyre sipas ligjit dhe të mos mbetët vetëm në vullnetin e njerëzve.

Vasfije Krasniqi-Goodman falënderoi Lëvizjen FOL për çmimin dhe inkurajoi të gjitha ato që patën fatin e njëjtë si ajo që të flasin hapur, “Faleminderit në emër të të gjithëve. Me këto dekorata ndihem e obliguar t’iu ndihmoj të gjitha viktimave të flasin për çfarë ju ka ndodhur”, tha Krasniqi-Goodman.