Varrezat që duhet të shihni përpara se të vdisni

0
128

Varrezat nuk janë vende për t’u vizituar nga turistët, por ka nga ata që i pëlqejnë t’i shikojnë.

Për të interesuarit, një libër ka përmbledhur varrezat me panoramën më të bukur.

Është blogeri i udhëtimit Loren Rhoads ai që ka publikuar librin “199 varrezat që duhet të shihni përpara se të vdisni”, duke treguar me detaje se çfarë i bën të veçanta këto varreza.

Mes tyre është dhe varreza në Malin Koja të Japonisë, ku 10 mijë fenerë ndriçojnë pyllin apo Varreza Kombëtare e Arlingtonit në SHBA, ku pemët e qershisë lulëzojnë në pranverë.


Varreza Skogskyrkogardenm në Stokholm të Suedisë


Varreza Poblenou në Barcelonë (Spanjë)


Varreza Kombëtare e Arlingtonit në Virxhinia (SHBA)


Granary Burying Ground në Boston (SHBA)


Varreza më e madhe në botë, në Malin Koja (Japoni)


Varreza në Jona (Skoci)