Varianti i ri i koronavirusit: Raportohen raste në Japoni dhe Francë

0
103

Pesë raste të variantit të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë gjetur në Japoni, dhe një rast është konfirmuar në Francë.

Pesë personat e infektuar me formën më të transmetueshme të Covid-19 kishin ardhur të gjithë së fundmi nga Britania e Madhe.

Mediat japoneze raportuan se ata janë karantinuar dhe se zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të gjurmojnë kontaktet e tyre dhe rrugët e mundshme të infeksionit.

Edhe rasti i parë në Francë me variantin e ri ishte dikush që kishte mbërritur nga Londra, në 19 dhjetor. Ministria franceze e shëndetësisë tha se ai ishte asimptomatik dhe aktualisht po vetë-izolohej.

Pacienti u testua në spital në 21 dhjetor.

“Autoritetet shëndetësore kanë kryer gjurmimin e kontakteve për profesionistët që kujdesen për pacientin”, tha ministria në një deklaratë. “Çdo kontakt i tyre që u pa si i prekshëm do të izolohet.”

Varianti i ri ka sjellë kontrolle më të rrepta të udhëtimit nëpër botë.

Disa vende, përfshirë Arabinë Saudite, kanë mbyllur përkohësisht tërësisht kufijtë e tyre.

Aty ku udhëtimi është ende i mundur ka më shumë gjasa të vijë me kontrolle më të rrepta. Rusia solli karantinën e detyrueshme dy-javore për njerëzit që mbërrinin nga Britania.

Japonia pret të fillojë një program vaksinimi në vitin e ri. Vendi me 126 milionë banorë ka arritur marrëveshje për të blerë 290 milionë doza vaksine nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, mjaftueshëm për 145 milion njerëz.

Sidoqoftë, asnjë prej tyre nuk është miratuar ende nga rregullatorët e saj, kështu që tani për tani autoritetet japoneze janë ende duke luftuar për të kontrolluar transmetimin.

Burimi: The Guardian