Valdete Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së: Bollni mo me cirkus politik

0
189

Edhe në mbledhjen e sotme të KQZ-së pati tensione.

Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka, ka kërkuar që të mos politizohet gjatë mbledhjeve, njofton Klan Kosova.

“Ngritja e çështjeve politike nuk është për neve. Bollni mo me cirkus politik. Çështjet politike ngrini në Parlament, këtu nuk është parlament. KQZ-ja organizon zgjedhje. Përfundon mbledhja dhe ju vazhdoni konferencat për shtyp”, tha Daka derisa u largua.

Largimi i saj erdhi pasi anëtari i KQZ-së, Rifat Krasniçi, tha se komuniteti turk po mbetet pa përfaqësues në Parlament. Ai kërkoi ndryshimin e ligjit për përfaqësimin e komuniteteve.