Valdet Gjinovci, vepro tani! Ne kërkojmë mbrojtje maksimale për kafshët tona shoqëruese!

0
205

Braktisja e kafshëve shoqëruese, në theks të veçantë braktisja e qenve, mbarështimi dhe tregtimi i pakontrolluar i kafshëve shoqëruese në Kosovë, po vazhdon të mos sanksionohet e penalizohet.  E gjitha kjo, edhe në mungesë të identifikimit e regjistrimit të kafshëve shoqëruese, në mënyrë që të ndiqeshin më tej pronarët e papërgjegjshëm.

Fondacion për të Drejtat e Kafshëve, Të Bashkuar për Kafshët, ‘Kosovo Small Animal Welfare’ dhe organizata ‘Kosovo Small Animal Veterinary Association’ (Shoqata Kosovare për Veterinerët e Kafshëve Shoqëruese), ka kohë që  kanë nisur fushatën dhe peticionin që po vazhdon të jetë i hapur, në mënyrë që të arrihet vëmendja e duhur dhe e nevojshme për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese. Deri tashti këtë peticion e kanë nënshkruar rreth 8.000 persona.

Iniciativa  ka për qëllim që të bëjë presion tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me konkretisht kryeshefi, Valdet Gjinovcit që të fillojë sa më shpejtë projektin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve shoqëruese.

Por, përkundër thirrjeve të vazhdueshme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës si duket ka mbyllur veshët.

Mu për këtë arsye, i është bërë edhe njëhërë thirrje publike kryeshefit të këtij agjencioni, Valdet Gjinovcit qe të mos qëndrojë indiferent.

Në vazhdim mund ta lexoni thirrjen që i bëhet z. Gjinovci nga Fondacioni për Mbrojtjen e të drejtave të Kafshëve:

“Identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve shoqëruese në Kosovë, nuk po fillon!

Fakti që qentë dhe macet (apo kafshët e tjera shoqëruese) nuk figurojnë në asnjë bazë të të dhënave shtetërore, tregon qartë se kafshët tona kanë mbrojtje tejet të mangët nga ana institucionale dhe shoqërore.

Imagjinoni sikur se një person (familjar i juaj) të mos ishte fare i regjistruar si identitet dhe subjekt (person) në asnjë insititucion shtetëror!?

Personi hipotetik i pa regjistruar nuk do të ishtë i mbrojtur në mënyrë gjithëpërfshirëse nga vet shteti dhe as nga shoqëria, sepse ekzistenca e tij/saj, në letër dhe ligjerisht, nuk do të ishte fare.

E njejta gjë po ndodhë me anëtarët tanë të familjës, kafshët tona. Nuk janë të mbrojtura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, me kryeshef, Valdet Gjinovcin, sepse nuk fillojnë projektin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve tona shoqëruese, ashtu sic e ka disiplinuar udhëzimi administrativ: http://www.auv-ks.net/…/2018_05_11_164130_751_-_UA_Nr022018…

Qentë endacak po shtohen, ngaqë mbajtësit e qenve bëjnë atë çfarë duan me kafshët e tyre shoqëruese. Këta persona të pa pergjegjshëm, duke mos qenë të rigjstruar formalisht ne AUVK, torturat dhe braktisjet e qenve dhe maceve në rrugë, nuk do të ndalen asnjëherë!

Peticioni ende nuk është mbyllur dhe rreth 8.000 persona e kanë nënshkruar atë! https://www.change.org/p/food-and-veterinary-agency-of-koso…

Valdet Gjinovci, vepro tani! Ne kërkojmë mbrojtje maksimale për kafshët tona shoqëruese!/